E dini kush është “Kiki”? Teoria që zbulon se Drake i ka dedikuar këngë Kim Kardashian-it

Mediale Vip

E dini kush është “Kiki”? Teoria që zbulon se Drake i ka dedikuar këngë Kim Kardashian-it

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 15:49
Drake dhe Kim Kardashian

Kim Kardashian dhe reperi i njohur Drake mund të kenë pasur një marrëdhënie bashkë. Kjo është teoria e një fansi, i cili ka shtuar se kjo nuk bëhet fjalë para martesës së Kim me Kanye Wesr, por pas.

Gjithashtu sipas kësaj teorie, kënga që u bë hit menjëherë “In my feelings” i kushtohet Kim-it dhe Kiki është pikërisht një nofkë e saj.

“Drake na e ka thënë prej muajsh se ka fjetur me Kim Kardashian dhe ne thjesht nuk e kemi dëgjuar”, shkruan fansi teksa publikon një sërë fotosh që tregojnë lidhjen mes dyshes.

Teoria e fansit lidhet edhe me një frazë të përdorur nga reperi në një nga këngët e tij, “8 Out Of 10”, që i referohet numrit të personave të “Keeping Up with the Kardashians”.

Kënga që i kushtohet Kanye-s thotë gjithashtu “gruaja jote”, duke iu referuar faktit që ajo është e martuar: “Unë e zura atë kur ti e lë vetëm. Ajo nuk është një tip që i pëlqen t’i marrë gjërat shtruar”.

Shtëpia e Kim është shumë pranë asaj të Drake dhe kjo ndoshta lidhet me faktin që reperi i këndon vajzës së lagjes në këngën “In my feelings”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat