Armendi dhe Diellëza, një princ dhe princeshë dhe dasma e tyre madhështore

Mediale Vip

Armendi dhe Diellëza, një princ dhe princeshë dhe dasma e tyre madhështore

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 3 shtator 2018 Në ora: 18:07

Ata u njohën në verën e 2009-ës në Ulqin, u fejuan në 2012-ën dhe nisën së bashku jetën dhe në verën e 2018-ës konktreisht në 10 Gusht ata finalizuan me një super dasëm dashurinë e tyre. Duket si një përrallë, por ka në qendër një çift të bukur shqiptar, Armendi dhe Diellëza, një prishtinali me origjinë që jetonte në Suedi e një drenicake me origjinë por që kishte lindur dhe jetuar në Gjermani. Ky është një prej çifteve më të bukur shqiptare me organizimin e dasmës më të mirë gjatë verës. Ata vetë kishin kohë që kishin menduar shumë detaje për dasmën e tyre, që nga përzgjedhja e artistit Afrim Muçiqi e deri te fustani unik i nuses nga disenjatorja e njohur Vjollca Llapashtica.

Dasma e tyre ishte vërtetë si ajo mbretërore që nga vendi, por dhe shumë supriza, ansambli me tupana, por edhe vetë një super video me “Love story” nga historia e tyre e dashurisë përgaditur dhe regjistruar në Ulqin nga MProduction. Dasma ka qenë me plot atmosferë e me shumë të ftuar qoftë shqiptarë por edhe shoqëria nga Suedia dhe Gjermani, ku deri në orën 3 të mëngjesit kanë kërcyer pa fund në super ambientin Golden Imperial, për të vazhduar më pas në një prej klubeve më të njohura në Prishtinë edhe në orët e para të mëngjesit të rinjtë së bashku me çiftin e sapo martuar. Ne mesojmë se Armendi dhe Diellëza kanë qenë para dhe pas dasmës disa ditë në Ulqin, por për muajin e mjaltit ata do të planifikojnë një vend tropikal gjatë stinës së dimrit për ti shijuar si ditë të bukura të një princi dhe princeshë siç i meritojnë ata.BS

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat