Luanën e akuzuan fansat për Photoshop, pas disa orësh e heq nga llogaria…

Mediale Vip

Luanën e akuzuan fansat për Photoshop, pas disa orësh e heq nga llogaria…

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 21:11
Luana Vjollca

Luana Vjollca vendosi t’i dhurojë vetes, disa ditë pushimi dhe larg çdo angazhimi professional, ndaj udhëtoi jashtë Shqipërisë.

Disa momente më parë, moderatorja shqiptare publikoi një foto e veshur me një palë rroba banje të zeza dhe dukej shumë provokuese.

Ajo pozon duke hedhur vështrimin tutje, teksa duart i mban pranë tatuazhit që ka në zonën intime. Mirëpo fansat e saj e kanë akuzuar se ka përdorur fotoshop, madje e kritikojnë se këtë herë e ka tepruar. Krahët dhe duart e moderatores shfaqen shumë të holla, për të mos folur më pas për belin e saj.

“Dikush të më ndihmojë të bëhem si ajo, sepse nuk di ta përdor fotoshop-in” – komenton njëri nga ndjekësit e saj.

“Çfarë mund t’i ketë ndodhur duarve vallë?” – shkruan një fans.

“U këput duke u shtrëngu në foto” – komenton një tjetër.

“Jam shumë kurioze të di sesi duket origjinalja” – tha fansi.

“E mirëpunuar!” –  reagon një tjetër komentues në profilin e saj në “Instagram”.

Luana nuk priti shumë dhe e hoqi foton nga llogaria e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat