Rita Ora uron Beyoncen për ditëlindje me një video

Mediale Vip

Rita Ora uron Beyoncen për ditëlindje me një video

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 07:53
Rita Ora dhe Beyonce

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Beyonce sot feston ditëlindjen e saj të 37-të.

Për ditëlindjen e saj e uruan shumë personazhe publike e njëra ndër ta ishte edhe këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Ora përmes një video të postuar në rrjetin social instagram, shihet duke pozuar para aparatit fotografik gjera në sfond dëgjohet njëra nga këngët e Beyonces.

 

Today was fun, coming soon?

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Këngëtarja mbi video ka lënë mbishkrimin “Urime ditëlindja mbretëreshë! Ty të dëgjoj vetëm kur dëshiroj të disponohem!”, teksa shihet duke vallëzuar më këngën.

Beyonce gëzon respektin e të gjithë fytyrave publike dhe pothuajse të gjithë e thërrasin edhe si mbretëreshë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat