Harry dhe Meghan mbështesin fëmijët e sëmurë

Mediale Vip

Harry dhe Meghan mbështesin fëmijët e sëmurë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 08:15
Prince Harry dhe Meghan Markle

Harry dhe Meghan i janë bashkuar fëmijëve, prindërve dhe kujdestarëve për fëmijët e sëmurë në Londër.

Princi Harry dhe gruaja e tij, mbërritën sot për të marrë pjesë në një nga ngjarjet më frymëzuese të vitit të tyre të punës.

Qifti po ndjek çmimet vjetore WellChild për të nxjerrë në pah guximin e fëmijëve të sëmurë rëndë dhe familjeve të tyre, duke i  falënderuar ata që kujdesen dhe i mbështesin.

Një nga fituesit këtë vit, Matilda Booth, pati rastin të fliste me Meghanin, ku me ç’rast asaj i dha një buqetë trëndafilash të bardhë.

WellChild, është një bamirësi kombëtare për fëmijët e sëmurë dhe familjet e tyre.

Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, një numër i konsiderueshëm i fëmijëve mbesin në spital  sepse nuk kanë se ku të gjejnë mbështetje.

Më vonë ata do të marrin pjesë në ceremoni ku princi do të jep çmimin për fëmijën më frymëzues (katër deri në gjashtë vjeç) ku edhe pritet të japë një fjalim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat