Zbulohet spektakli, ja ku do ta shohim Luana Vjollcën këtë sezon

Mediale Vip

Zbulohet spektakli, ja ku do ta shohim Luana Vjollcën këtë sezon

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 21:37
Luana Vjollca

Tashmë sezoni i ri televiziv ka nisur, dhe në Top Channel ditën e djeshme pamë  disa nga programet e reja. Por vetëm disa ditë më parë u publikua edhe promoja e emisionit që Luana Vjollca do të drejtojë këtë vit. Edhe pse nuk u zbulua asgjë përveç se Luana do të jetë në ekranin e Top Channel të shtunave në darkë kurioziteti është i madh.

Të gjithë prisnin që ajo ta niste këtë sezon me prezantimin e “Big brother VIP” ashtu siç u fol gjatë edhe në media por burime pranë InTv shkruajnë se Luana do të rikthehet  me “Shiko Kush Luan”. Ashtu siç edhe ajo u shpreh në intervistat e fundit  autorsinë e plotë do ta ketë vetë Luana e cila pritet që të sjellë mjaft surpriza të reja. Ndoshta me “Big Brother VIP” moderatoren do ta shohin në një moment të dytë.

Nuk na mbetet gjë tjetër përveç se të presim nisjen e spektaklit i cili çdo të shtunë në darkë  do të na shoqërojë me sfida dhe lojra ku pjesë janë personazhet e njohur të ekranit e jo vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat