Eminem lanson videoklipin e ri “Fall”

Mediale Vip

Eminem lanson videoklipin e ri “Fall”

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 22:28
Eminem

Vetëm pak ditë pasi lansoi albumin e tij befasues “Kamikaze”, Eminem ka goditur kritikët e tij me videoklipin “Fall”.

“Të gjithë po më thonin çka mendonin për mua muajt e fundit, ndoshta është koha që un t’u them çka mendoj për ta”, thotë Eminem në një prej rupturave të tij.

Videokipi hapet me Royce Da 5’9”, i cili e drejton veturën teksa ai merr në telefon njoftime nga kritikët e tij për albumin “Revival”.

Ai e hedh telefonin në tokë para se të fillon me performimin.

“E keni kërkuar Shadyn? Ja ku e keni”, deklaron në një moment ai.

Rikthimi i madh i Eminem konsiderohet albumi i fundit dhe pikërisht ky videoklip.

Ylli i muzikës rep pa asnjë paralajmërim e publikoi albumin e ri me titull, “Kamikaze”.

Albumi, i cili është realizuar në bashkëpunim me legjendarin Dr. Dre, përbëhet nga 13 këngë, një nga të cilët ka qenë pjesë e filmit “Venom” të Tom Hardyt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat