Pas suksesit të “Chonga”, Tuna gati për bashkëpunimin me artistin e njohur

Mediale Vip

Pas suksesit të “Chonga”, Tuna gati për bashkëpunimin me artistin e njohur

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 15:50
Tuna

Kishte kohë që ishte shkëputur nga muzika dhe skena, për t’i qëndruar pranë djalit të saj Tianit. Por tashmë këngëtarja Tuna është rikthyer me një këngë të re “Chonga”, e cila u kthye menjëherë në hit.

Mesa duket publikun shqiptar e kishte marrë malli për muzikën e Tunës, pasi kënga pati një sukses të vërtet. Pas shkëputjes së gjatë që pati, tani duket se Tuna po i përkushtohet sërish projekteve muzikore të cilat nuk paskan të ndalur.

Sipas “Prive”, këngëtarja ka përgatitur një projekt tjetër. Këtë herë ajo vjen në bashkëpunim me këngëtarin Seven Saraqi dhe këto ditë nisin xhirimet e videoklipit.

Edhe në projektin e fundit Tuna ka bashkëpunuar me Seven, dhe nëse e keni vënë re artisti këndon një pjesë të shkurtër të këngës së saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat