Fansat e Eminem dhe MGK po presin hapin e radhës pas diss-it

Mediale Vip

Fansat e Eminem dhe MGK po presin hapin e radhës pas diss-it

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 23:31
Eminem

Reperët shpesh bëhen të famshëm me anë të diss-ave që ua bëjnë këngëtarëve të tyre.

Edhe dy reperët e njohur, Eminem dhe Machine Gun Kelly, janë futur në një “betejë” të tillë.

Fansat e të dyve tashmë janë duke pritur hapin e radhës nga këngëtarët. Cili do të jetë ai që do t’i kushtojë këngë tjetrit?

Kush është Machine Gun Kelly?

Emri i tij origjinal është Richard Volson Baker dhe është 28 vjeçar.

I lindur në Houston Texas, ai filloi karrierën e tij më 2006 kur ishte ende adoleshent. Më 2011 hyri në grupin Bad Boy dhe Interscope Records.

Që nga atëherë, MGK langoi dy albume, “Lace Up” më 2012 dhe “General Admission” më 2015.

Ai ka marrë pjesë edhe si aktor në filma.

Cili ishte diss-i i Eminemit ndaj MGK?

Eminemi, në këngën “Not Alike” të albumit “Kamikaze”, e kritikon MGK-në për komentin që ia kishte bërë vajzës së tij, Hailies.

“Herën tjetër mos përdorni Tech N9ne nëse doni të vini tek un me një pistoletë”.

“Un po flas për ty, por ti e din kush m*** je, Kelly”, thuhet në këngë.

Çfarë tha MGK për vajzën e Eminemit?

Konflikti mes dy këngëtarëve filloi më 2012 kur Kelly shkruajti në Tëitter për vajzën 16 vjeçare të Eminemit, Hailit.

“Hot as f*ck”, kishte shkruajtur ai.

Pas fjalëve të Eminem, edhe MGK langoi një diss të titulluar “Rap Devil”.

“T’u deshën gjashtë vite për të befasuar me një album vetëm për ta bërë një diss / Flasim për një reper që paguan miliona në vit për sigurim”.

“Mendoj se babi është i çmendur, Hailie keni të drejtë”, ka thënë Kelly në këngën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat