Mozzik e Loredana paralajmërojnë bashkëpunimin

Mediale Vip

Mozzik e Loredana paralajmërojnë bashkëpunimin

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 06:51
Mozzik dhe Loredana

Dyshja vijnë me një këngë bashkë.

Të paktën kështu kanë lënë të kuptohet me anë të një postimi të ngjashëm që kanë bërë të dytë, ku shihen duke mbajtur një datë në duar, e që është data e lansimit të këngës.

Para pak kohësh, është Loredana ajo që ka paralajmëruar se shumë shpejt po vjen me një këngë të re, e që kësaj radhe do të jetë bashkëpunim, por që nuk e ka zbuluar se për kë bëhet fjalë.

Mozzik ka qenë aktiv këtë verë, duke publikuar disa këngë që janë bërë hite tek ne, por është Loredana ajo që ka pasur suksesin më të madh dhe që ende po e shijon, pasi ka debutuar fuqishëm me hitin ‘Sonenbrille’.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat