Dua Lipa ka pranuar mbrëmë çmimin si ‘artistja më e mirë e vitit’ e vlerësuar nga GQ.
E për këtë event ajo është paraqitur e mrekullueshme, me veshje e dukje të një ylli të vërtetë.
Me këtë rast, Dua ka vendosur të veshët me firmën ‘Yves Saint Laurent’, një fustan i shkurtër me një krah që ka kushtuar 3,990 euro.
Sandalet e po të njëjtës firmë kushtojnë 895 euro, kurse për stoli Dua ka zgjedhur firmën e njohur ‘Cartier’.
Vetëm byzylyku kushton sa një pasuri e tërë, 84 mijë euro e gjithashtu edhe ora 19,100 euro.
Me sukseset e njëpasnjëshme që ka këngëtarja, meriton të shfaqet në mënyrën më të mirë të mundshme, sidomos në ceremonitë ku edhe vlerësohet.