U fotografua duke u puthur me një djalë, Arilena flet për herë të parë për “misteriozin”

Mediale Vip

U fotografua duke u puthur me një djalë, Arilena flet për herë të parë për “misteriozin”

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 07:24
Arilena Ara

Pak ditë më parë u publikuan dy foto të këngëtares Arilena Ara duke shkëmbyer puthje me një djalë misterioz. Përsa i përket jetës private, Arilena ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar, duke mos treguar asgjë për lidhjen e saj.

Por së fundmi ajo ka dhënë një intervistë, ku është pyetur edhe në lidhje me fotot që u bënë menjëherë virale.

Për revistën “Class” ajo është shprehur se: “Shumë shpejt djali nuk do të jetë më misterioz për ju… do ta zbulojmë edhe sekretin”. Mesa duket këngëtarja ka vendosur që ta bëjë publike lidhjen e saj, në qoftë se në foto është me të vërtetë i dashuri.

Por mund të bëhet fjalë edhe për një foto të shkrepur nga xhirimi i ndonjë videoklipi të ri që Arilena mund të publikojë së shpejti.

Këngëtarja ka folur edhe për planet e saj në muzikë ku ka treguar se për momentin është e fokusuar tek albumi në anglisht të cilin ka dëshirën e madhe që ta publikojë së shpejti.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat