Anjeza Shahini poston fotografi me bashkëshortin në tre vjetorin e martesës

Mediale Vip

Anjeza Shahini poston fotografi me bashkëshortin në tre vjetorin e martesës

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 17:56
Anjeza Shahini

Anjeza Shahini ka vite që tashmë është larguar nga Shqipëria, ku ka ndërtuar jetë të re në Angli me diplomatin anglez Paul Edward Conolly.

Këngëtarja që shquhet për vokalin e saj të fuqishëm, pikërisht në tre vjetorin e martesës, ka ndarë një fotografi të ëmbël me bashkëshortin e saj me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram.

Në fotografi shfaqen çifti në krahët e njëri-tjetrit, ku këngëtarja shkruan: 3 vjet martuar …Çift i lumtur jemi ne.

Ndryshe dyshja patën kurorëzuar dashurinë e tyre përmes një ceremonie private dhe larg medieve në vitin 2015.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat