Aktorja turke, në momentet më të vështira të jetës

Mediale Vip

Aktorja turke, në momentet më të vështira të jetës

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 10:17
Hande Ercel

Hande Ercel, aktorja e njohur e “Perla e zezë” po kalon një periudhë vërtet të vështirë. Mamaja e saj është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtimin e nevojshëm në një spital në Turqi.

Aktorja nuk e ka lënë asnjë moment vetëm mamanë e saj. Në një postim ajo shkruan:

Nëna ime e dashur … Ti më ke mësuar se gjithçka në botë është një cikël, që ti mund të japësh dashuri dhe mirësi dhe përsëri e gjen veten në momentet më të vështira. Unë marr frymë kur shoh gëzim në sytë e tu dhe besim në zemrën tëndë. Ti je gruaja më e bukur dhe më e fuqishme në botë. Ne, motra ime, babi dhe ti kemi kaluar shumë gjëra në jetë, por kemi qenë gjithmonë një familje e bukur. Ju jam mirënjohëse për këtë. Unë jam mbështetja juaj dhe ju jeni të shtrenjtit e mi.

Në këtë situatë Hande Ercel është detyruar gjithashtu të heqë dorë nga lidhja e saj e dashurisë, Murat Dalkilic ! Çifti nuk bashkëjeton më! Për shkak të gjëndjen së rënduar shëndetsore të së ëmës, aktorja e “Perla e zezë” është zhvendosur në shtëpinë e saj për tu kujdesur për mamanë e saj. Jo vetëm kaq, por thuhet se çifti i njohur ka vendosur të qëndrojë pak larg njëri-tjetrit, pas zënkave të shumta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat