E akuzuan për ndjekës të blerë në Instagram, Tayna ua dëshmon të kundërtën

Mediale Vip

E akuzuan për ndjekës të blerë në Instagram, Tayna ua dëshmon të kundërtën

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 21:40
Tayna

Është duke numëruar suksese të pafundme, e kjo dikujt po i duket e pamundur.

Madje shumë prej sukseseve të saj, për dikë po duken si të falsifikuara, për arsye se janë të paarritshme.

Tayna, emër i ri në estradën shqiptare por i lakmueshëm për shumë prej tyre. Rep-artstja e cila bëri që në showbizin shqiptarë të kthehet në trend rap-i i femrave, po vazhdon të korr suksese të njëpasnjëshme.

Por së fundi ajo është akuzuar për blerje të ndjekësve në Instagram, pasi ajo numëron më shumë se 400 mijë prej tyre dhe e gjithë kjo u arrit për një kohë të shkurtër.

Por duke publikuar një video, Tayna ka bërë 2të ditur se nuk ka blerë asnjë prej ndjekësve edhe pse dikur nisi karrierën e saj me 10 mijë ndjekës në Instagram.

Tayna madje ka reaguar edhe përmes një postimi duke treguar se tashmë llogaria e saj është bërë private.

Reperja arriti që me këngën Columbiana ta shndërrojë në një hit të padiskutueshëm, duke vazhduar tutje me Shqipe dhe së fundi me Fake, deri në projektin e saj të radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat