140 artistë bojkotojnë garën e Eurovisionit 2019 i cili mbahet në Izrael - Bota Sot
140 artistë bojkotojnë garën e Eurovisionit 2019 i cili mbahet në Izrael

Mediale Vip

140 artistë bojkotojnë garën e Eurovisionit 2019 i cili mbahet në Izrael

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 06:30
Eurovizion

Rreth 140 artistë kanë bërë thirrje për një bojkot të Eurovision 2019, i cili do të mbahet në Izrael.

Në një letër te botuar nga The Guardian muzikantë, shkrimtarë, aktorë, regjisorë, novelistë dhe poetë, kërkuan që beteja e këngës të bojkotohej në qoftë se Izraeli vazhdon shkeljet e rënda te të drejtave të palestinezëve.

Në mesin e atyre që nënshkruan letrën ishin edhe gjashtë artistë izraelitë: Aviad Albert, Michal Sapir, Ohal Grietzer, Yonatan Shapira, Danielle Ravitzki dhe David Opp.

“Ne, artistët nga Evropa dhe më gjerë, mbështesim thirrjen e përzemërt të artistëve palestinezë për të bojkotuar Eurovision Song Contest 2019 të organizuar nga Izraeli”, thuhej në letër.

“Më 14 maj, ditë pas fitimit të Eurovizionit të Izraelit, ushtria izraelite vrau 62 protestues palestinezë të paarmatosur në Gaza, përfshirë gjashtë fëmijë dhe plagosën qindra, shumica me municione të gjalla”, vazhdonte shkrimi në letrën në fjalë.

“Amnesty International ka dënuar politikën e Izraelit për të vrarë dhe Human Rights Watch i përshkroi vrasjet si “të paligjshme”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...