Sofia Richie: Lidhja ime me Scott Disick e fortë sepse ne jemi miq të ngushtë

Mediale Vip

Sofia Richie: Lidhja ime me Scott Disick e fortë sepse ne jemi miq të ngushtë

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 13:26
Sofia Richie dhe Scott Disick

Sofia Richie së fundmi në një intervistë ka folur për lidhjen me të dashurin Scott Disick duke thënë se ata kanë një “lidhje të mirë dashurie” sepse janë “miq të ngushtë”.

“Ne jemi shumë të lumtur, shumë të dashuruar”, ka thënë modelja 20 vjeçare për Sydney Morning Herald në Australi.

Sipas Richie, ndonëse ajo dhe i dashuri i saj kanë diferencë prej 15 vjetësh, ata kanë shumë gjëra të përbashkëta.

“Ne jemi miq të ngushtë dhe kjo është pika më e fortë që e kemi. Ne gjithmonë kemi pasë një lidhje të ngushtë miqësie dhe kjo është edhe arsyeja se pse lidhja jonë e dashurisë ka funksionuar. Unë jam e lumtur”, ka thënë ajo në këtë intervistë.

Çifti kanë nisur lidhjen e tyre në vitin 2017 pasi ylli i Keeping Up With the Kardashians ishte lidhur me disa gra, pas ndarjes nga Kourtney Kardashian me të cilën ka tre fëmijë – Mason (8), Penelope (6) dhe Reign (3).

Ashtu siç kishte raportuar më herët revista Us Weekly, çifti ishin ndarë shkurtimisht në muajin qershor pasi 35 vjeçari ishte parë shumë i afërt me një grua tjetër.

Vetëm një muaj më vonë, ata po përgatiteshin për një hap më serioz në lidhjen e tyre. Sipas një burimi pranë revistës, Richie po përgatitej që të jetonte me Disick, në shtëpinë e tij.

Megjithatë kjo nuk është konfirmuar akoma. Mbetet të shihet se si do të vazhdojë tutje lidhja e Sofia Richie dhe Scott Disick!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat