Ndahen Brandon dhe Leah, shokon deklarata e tyre

Mediale Vip

Ndahen Brandon dhe Leah, shokon deklarata e tyre

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 06:41
Brandon dhe Leah Jenner

Brandon dhe Leah Jenner po ndahen pas 14 vjet së bashku.

‘Përshëndetje të gjithëve. Mendojmë se është koha për të ndarë disa lajme personale me të gjithë ju. Pasi kaluam 14 vjet të bukura bashkë, kemi ardhur në vendimin për t’i dhënë fund aspektit romantik të marrëdhënies sonë’, thanë ata përmes një deklaratë të lëshuar.

‘Ne jemi krenar për jetën që kemi kultivuar së bashku dhe jemi vërtetë mirënjohës për lidhjen e miqëisë që ne mbajmë dhe e ushqejmë sot. Është më e fortë se kurrë’.

‘Edhe pse ne kemi zgjedhur të ndahemi si çift, ne ende e duam njëri-tjetrin shumë, dhe kjo mbetet një pjesë e madhe e jetës sonë, si miqtë më të mirë, familje dhe prindër të dashur për vajzën tonë. Nuk ka pasur gënjeshtra, mashtrime apo grindje që kanë sjellë këtë ndryshim. Jemi akoma një familje dhe kemi një lidhje të thellë që është e rrënjosur në dashuri’, vazhdoi deklarata.

‘Nuk do të komentojmë më tej, kështu që çdo gjë që mund të pohojë të kundërtën e këtij mesazhi do të ishte padyshim një trillim. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj’.

Brandon dhe Lea u martuan në vitin 2012 dhe kanë një vajzë me emrin Eva, e cila erdhi në jetë gjatë vitit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat