Kelly Rowland: Unë jam Zvicra

Mediale Vip

Kelly Rowland: Unë jam Zvicra

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 06:29
Kelly Rolland ishte pjesëmarrëse në ahengun ku Cardi B dhe Nicki Minaj

Kelly Rolland ishte pjesëmarrëse në ahengun ku Cardi B dhe Nicki Minaj u përfshinë në përleshje fizike gjatë fundjavës së kaluar dhe tani ka vendosur të flasë.

“I dua të dyja, si Nicki Minaj edhe Cardi B, dhe mendoj se janë jashtëzakonisht të talentuara – por në kohën kur Serena Williams po lufton për barazinë gjinore, pra për të drejtat e grave, ne nuk duhet të grindemi”, tha Kelly për E! News.

“Nuk është koha që ne femrat të përleshemi dhe ato janë shumë të talentuara dhe unë i dua, por thjesht nuk është koha. Në si femra kemi probleme më të mëdha se këto, më kuptoni? Kështu që, nuk e di. Unë jam Zvicrra, nuk di asgjë”, shtoi këngëtarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat