Motrat Mustafa prezantojnë nënën

Mediale Vip

Motrat Mustafa prezantojnë nënën

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 09:46
Motrat Mustafa

Motrat Mustafa, janë disa prej këngëtareve më të pëlqyera nga adhuruesit e muzikës popullore dhe asaj zbavitëse.

Jo vetëm Safetja dhe Sahide Mustafa të cilat u bënë të njohura për publikun shqiptar, atyre ju bashkuan edhe katër motrat tjera të cilat së bashku sollën edhe këngë të ndryshme. Motrat Mustafa, gjatë sezonës së verës thuajëse çdo natë ishin prezente në ahengje të ndryshme familjare brenda dhe jashtë vendit.

Krahas angazhimeve të shumta, ato sigurohen që të gjejnë kohë edhe për nënën e tyre. Së fundmi në rrjetin social Instagram, në Instastory kanë publikuar një fotografi teksa shihen se janë afër nënës së tyre, në këtë fotografi nëna e tyre duket se është një zonjë e vërtetë.

Përpos nënës në këtë fotografi të publikuar në Instagram, ato kanë zbuluar edhe njëren prej dy motrave, të cilat si duket nuk e zgjodhën rrugën e gjashtë motrave tjera.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat