Ariana Grande, e shkatërruar pas vdekjes së Mac - Bota Sot
Ariana Grande, e shkatërruar pas vdekjes së Mac

Mediale Vip

Ariana Grande, e shkatërruar pas vdekjes së Mac

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 14:55
Ariana Grande dhe Mac Miller

Vetëm pak ditë më parë u nda nga jeta reperi i njohur Mac Miller duke shokuar fansat e tij të cilët mbushëm me komente Instagramin e të dashurës  këngëtares Ariana Grande. Ata e fajësonin atë për vdekjen e Mac dhe e detyruan këngëtaren të bllokonte të gjitha komentet.

Ariana nuk ka patur asnjë reagim publik në lidhje me ngjarjen por thjesht ka postuar një foto të ish-të dashurit bardh e zi.

Por duket se gjendja e Arianës është shumë e rënduar pas lajmit për vdekjen e Mac Miller pasi ajo kaloi shumë kohë me të duke e prezantuar edhe tek familja. Miqtë e Grandes në një intervistë për prestigjozen “Us Weekley” u shprehën se këngëtarja po kalon një gjendje shoku dhe është krejtësisht e shkatërruar.

Në fakt jo vetëm këngëtarja por edhe familja e saj e ka përjetuar shumë keq lajmin pasi ai u bë pjesë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...