Stresi: Kam kaluar në Mal të Zi me pasaportën e mikut tim

Mediale Vip

Stresi: Kam kaluar në Mal të Zi me pasaportën e mikut tim

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 07:34
Arkimed Lushaj – Stresi

Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi, ka qenë sërish i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”.

Përball gazetarit Arian Çani, ai ka rrëfyer shumëçka nga jeta e tij, ku ndër të tjerash ka cituar kohën kur ndiqej nga policia.

Ai tregoi se kishte arritur të kalonte kufijtë me pasaporta dhe patenta të miqve të tij.

“Unë kam kaluar në Mal të Zi me pashaportën e mikut tim Admir Shehu e kam shok të ngushtë, ai jeton në Hollandë dhe policia nuk e ka kuptuar. Kam kaluar në Han të Hotit, në Mal të Zi për punët e mia. Këta janë shumë mbrapa. Kur je në kërkim për çështje të vogla policia nuk të vihet pas. Por po re në dorë të tyre të ndalojnë po nuk i re vazhdon i qetë”, ka thënë Stresi gjatë emisionit.

Ndër të tjerash, reperi gjithashtu flet edhe për një nga rastet kur policia kishte gjetur një armë në lagjen e tij, e cila nuk ishte e tij, dhe pavarësisht kësaj, menjëherë ishte kërkuar nga policia.

“Policia erdhi poshtë pallatit tim dhe arrestoi dy shokët e mi. Policët janë shumë budallenj. Pistoletën e gjetën por ishte si armë jetime. Pistoleta u gjend pranë gjimnazit e fshehur në një shkurre. Ato arrestuan dy shokët e mi të lagjes dhe unë isha i lirë. Ne ishim 10 çuna aty, policia kontrolloi gjithandej dhe gjetën një armë. Ishin shumë policë, ora ishte rreth 7 pasdite. Ne e marrim vesh gjithmonë para se policia të vijë sepse kemi shokë brenda policisë. Unë isha i dyshuar për armën. Unë atë natë u nisa në Gjirokastër sepse kisha koncert të nesërmen. Më nisën në Whats Up faksin që ishin njoftuar të gjitha policitë e qyteteve që unë isha në kërkim”, tregon tutje reperi.

Më pas ai ka treguar se si kishte rrjedhur ngjarja pasi ishte larguar nga Gjirokastra, vendi ku mbajti koncertin e fundit.

“Pas Gjirokastrës unë shkova në Sarandë dhe isha komplet i lirë dhe policia nuk e bëri lidhjen e emrit të artit dhe emrit tim të vërtetë. Ka pasur raste që unë kam kaluar me pasaportë tjetër dhe me patentë tjetër dhe policia nuk e ka kuptuar, se ka vënë re që jam unë. Unë e shikoj robin nëse shikon televizor apo ka të bëjë me muzikën dhe e provoj zarin. Kjo ngjarje ka ndodhur në Korrik, unë isha në kërkim dhe dy shokët e mi dolën nga burgu pasi u bë ekspertiza”, ka përfunduar Stresi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat