Martohet motra e Leonora Jakupit, shikoni pamjet mbresëlënëse

Mediale Vip

Martohet motra e Leonora Jakupit, shikoni pamjet mbresëlënëse

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 10:18
Blerta mbrëmë dashurinë e saj me Kushtrimin e kurorëzoi me martesë

Motra e këngëtares së mirënjohur shqiptare Leonora Jakupit, Blerta mbrëmë dashurinë e saj me Kushtrimin e kurorëzoi me martesë. Blerta, e cila u fejua në muajin korrik të këtij viti, mbrëmë në një organizim të bukur, në mesin e shumë të ftuarve u martua me personin e zemrës, Kushtrimin.

Në dasmën e motrës së Leonora Jakupit ishin të ftuar edhe disa fytyra të njohura publike, si Vjollca Haxhiu, Besnik Qaka, Kaci etj, të cilët kanë uruar çiftin e ri. Ndërkohë, pamje nga vallëzimi i motrës me bashkëshortin në instastory ka hedhur edhe Leonora Jakupi.

Vlen të ceket se Blerta Jakupi ka një vajzë me emrin Morea, të cilën Leonora e përmend shpesh nëpër intervistat e saj.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat