Tuna vazhdon të ekspozojë fizikun e saj, publikon për fansat një video atraktive në Instagram

Mediale Vip

Tuna vazhdon të ekspozojë fizikun e saj, publikon për fansat një video atraktive në Instagram

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 20:37
Tuna

Këngëtarja Tuna Sejdi ka shënuar rikthimin e saj në muzikë këtë vit me projektin e ri “Chonga”, që e solli në muajin gusht.

Pas suksesit me këtë këngë, ajo ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë për fansat edhe një projekt tjetër.

Ndërkohë, Tuna është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Ajo ka treguar se është shumë e dhënë pas palestrës dhe këtë e ka vërtetuar edhe me linjat e përkryera trupore.

Se vazhdon të jetë një nga femrat me fizikun më të mirë në estradë, këtë këngëtarja e ka dëshmuar edhe përmes një videoje të publikuar së fundmi në Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tuna Sejdi (@tunasejdi) on

E veshur në një kostum plot shkëlqim, Tuna ka vënë në pah linjat e saj, ndërsa ka marrë shumë komplimente nga fansat për dukjen.

Ajo është nënë e një djali një vjeçar, të cilin ajo dhe bashkëshorti i saj, Patrisi, e kanë pagëzuar me emrin Tian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat