Kylie Jenner: Kam qenë viktimë e bullizmit gjithë jetën

Mediale Vip

Kylie Jenner: Kam qenë viktimë e bullizmit gjithë jetën

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 07:43
Kylie Jenner

Ajo është një biznesmene e sukseshme, me një fëmijë, patner në krah, shtëpi të sajën dhe konsiderohet si miliarderja më e vogël në botë, por jo gjithçka është e lehtë për Kylie Jenner.

Ylli i televizioneve ka zbuluar se ka qenë viktimë e bullizmit për gjithë jetën.

Ajo ka shpenzuar shumë kohë nga jeta e saj duke dëgjuar mendimet e njerëzve rreth vetes dhe familjes së saj.

Dhe 21-vjeçarja ka folur hapur sesi bullizmi e ka prekur gjatë viteve.

Në një video në Snapchat, Kylie flet për përvojën e saj dhe inkurajon të flasin të hapur kur bien pre e ngacmimeve.

"Gjysma prej jush mendojnë se jam e çuditshme. Dhe gjysma tjetër mendon se jam qesharake. Por unë kam qenë ngacmuar që kur kam qenë 9 vjeçe,"-tha Kylie. 

"Dhe unë mendoj se kam bërë një punë vërtet të madhe për përballimin e gjithë kësaj. Por ka njerëz që të ngacmojnë kudo."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat