Luana Vjollca ironizon me akuzat që ia bëjnë për përdorim të ‘photoshopit’

Mediale Vip

Luana Vjollca ironizon me akuzat që ia bëjnë për përdorim të ‘photoshopit’

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 12:22
Luana Vjollca

Prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, po bëhet gati që shumë shpejt të nisë një projekt të ri televiziv.

Ajo ka qenë shumë aktive këtë verë me koncerte e prurje të shumta muzikore, ndërsa i ka lënë pak vend edhe pushimeve.

Luana vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Jo të pakta janë rastet kur prezantuesja shqiptare është akuzuar për përdorim të ‘photoshopit’ në fotografitë e saj.

E për të gjithë ata që e akuzojnë për një gjë të tillë, Vjollca së fundmi ka bërë një reagim.

Në një fotografi mjaft atraktive të publikuar në InstaStory, Luana shfaqet në formë, ndërsa shkruan me ironi në mbishkrimin e saj “Photoshop”.

Mesa duket, me këtë ajo ka dashur të ironizojë me faktin se si edhe një fotografi normale e saj, do të akuzohej për përdorim ‘photoshopi’.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat