Robin Krasniqi tregon se kur planifikon martesën me Heidi Lushtakun

Mediale Vip

Robin Krasniqi tregon se kur planifikon martesën me Heidi Lushtakun

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 14:38
Haxhi Robin Krasniqi dhe Heidi Lushtaku

Boksieri i njohur, Haxhi Robin Krasniqi, këtë vit u shpall kampion i Evropës (EBU) në boks në kategorinë super të mesme, titull të cilin ka synim ta mbrojë.

Boksieri Krasniqi ka treguar se synimet e tij për të ardhmen janë marrja e titullit botëror dhe mbrojtja e atij evropian.

Ndër të tjerash, ai ka folur edhe për lidhjen e tij me modelen e njohur Heidi Lushtaku, me të cilën është bashkë tash e dy vite.

“Në fakt, me Haidin i kemi kaluar dy vite prej se jemi bashkë, dhe çdo gjë shkon shumë mirë. Jemi dy njerëz, dy figura publike, dhe i kemi të dy punët pak a shumë si njëjtë, duhet shumë sakrificë, por jemi njerëz që sakrifikojmë dhe e mbështesim njëri-tjetrin, mundohemi shumë që ta shtyjmë njëri-tjetrin përpara. Dhe kështu do të vazhdojë edhe pak, sepse jemi në momentet më të mira të karrierës”, ka thënë Robin Haxhi Krasniqi.

I pyetur nëse presim së shpejti një martesë të çiftit, boksieri tha se diçka e tillë është në plan, por çifti nuk e kanë marrë me nguti martesën, kjo pasi janë më shumë të fokusuar në karrierë.

“Martesa vjen, do të vijë më saktë, normalisht që është plan, por ta shohim…do të jetë surprizë, po normal që do të bëhet një dasmë në të ardhmen, një dasmë shumë e mirë”, ka thënë Robini.

Kjo verë ka qenë e mbushur me pushime për boksierin dhe modelen e njohur, të cilët kanë pasur rastin që gjatë muajve të nxehtë, të vizitojnë vende që nuk i kanë parë më parë.

“Pushimet, të cilat kanë përfunduar këtë verë, kanë qenë pushimet më të gjata por edhe më të mirat në jetën time. I kemi vizituar disa vende, Capri ka qenë fantastik, një ishull shumë i mirë, i cili më ka lënë përshtypje, që besoj do ta vizitoj edhe në të ardhmen. Kemi kaluar shumë mirë dhe ka qenë diçka që ia ka vlejtë për ta parë dhe për të bërë një pushim të mirë aty. Ndërsa tani u jam kthyer ushtrimeve dhe ekstremitetit, pasi diciplinën kurrë nuk e ndali, duhet të jem i kujdesshëm. Kështu që pushimet e kësaj vere normal që e para i kemi merituar, pasi 13 vite janë një punë e pandalshme, një sakrificë shumë e madhe, dhe sigurisht mund të them me plot gojë se kanë qenë pushime të merituara, dhe më të mirat ndonjëherë”, ka thënë Robin Haxhi Krasniqi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat