Robert Berisha së shpejti bashkëpunim me Eneda Tarifën dhe Kastro Zizon

Mediale Vip

Robert Berisha së shpejti bashkëpunim me Eneda Tarifën dhe Kastro Zizon

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 15:34
Robert Berisha

Robert Berisha po sjell projekt të ri dhe këngëtari tashmë i ka të qartë bashkpuntorët.

Këngëtari i hiteve të shumta ka konfirmuar lajmin në një paraqitje të tij në emisionin “Wake Up” në Top Channel.

Ai ka paralajmëruar bashkëpunimin me dy emra të njohur të skenës shqiptare si Kastro Zizo dhe Eneda Tarifa.

Sipas Robertit do të jetë një përpunim i një kënge të vjetër shqiptare e cila dëgjohet shumë në dasma.

Roberti rrëfen se javën e ardhshme do të xhirohet klipi dhe shumë shpejt projekti do të jetë i hapur për publikun.

Aktualisht Roberti po shijon martesën me Norën dhe është aktiv në paraqitjet e tij publike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat