Greta Koçi publikon klipin e ri, shfaqet për herë të parë me bikini

Mediale Vip

Greta Koçi publikon klipin e ri, shfaqet për herë të parë me bikini

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 16:29
Greta Koçi

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Greta Koçi ka publikuar ditën e sotme videoklipin e saj më të ri me titull “Mos m’thirr”.

Kënga ritmike ka marrë menjëherë pëlqimin e publikut, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është pamja e Gretës.

Për herë të parë këngëtaren e njohur e shohim me bikini në një videoklip, duke treguar kështu trupin me linja perfekte.

Në klip ajo shfaqet duke kërcyer me një grup kërcimtaresh, e veshur me bikini të zeza, një xhaketë dhe syze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat