Pas fotos me peshqir që çmendi rrjetin, Getoari i nxjerr sekretin Marinës

Mediale Vip

Pas fotos me peshqir që çmendi rrjetin, Getoari i nxjerr sekretin Marinës

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 09:48
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi

Ditën e djeshme Marina Vjollca tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me dy foto shumë sensuale. Moderatorja shfaqej duke shijuar perëndimin e diellit, e mbuluar me vetëm një peshqir dhe flokët e lagura. "Perendimi me i bukur ndonjehere. Pa pike filtri", shkruante Marina krah fotove që u përhapën me shpejtësi në media e rrjete sociale.

Ditën e sotme Marina ka njoftuar se ajo dhe Geti e kanë lënë Kubën e po nisen në udhëtimin e radhës. Moderatorja postoi një foto nga avioni, por nuk e zbuloi destinacionin duke i bërë të gjithë kurioz.

Mirëpo Geti ja ka zbuluar sekretin duke postuar vetëm një orë pas Marinës, një video ku tregon se ndodhen në Miami. Siç duket pushimet e çiftit do të zgjasin edhe për disa kohë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat