Greta Koçi zbulon se si e ngacmonte futbollisti i kombëtares

Mediale Vip

Greta Koçi zbulon se si e ngacmonte futbollisti i kombëtares

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 00:35
Greta

Këngëtarja Greta Koçi ishte e ftuara e radhës në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan. Edhe pse është gjithnjë tejet e rezervuar për jetën private, këngëtarja tregoi sot në “Xing” se mjaft futbollistë të Kombëtares Shqiptare e kanë ngacmuar.

Ajo zbuloi mesazhet me njërin prej tyre, pa treguar emrin e tij.

Ermal Mamaqi: Ke marrë ndonjë propozim nga këta futbollistët e Kombëtares?

Greta Koçi: Po, kam marrë.

Ermal Mamaqi: Kush të ka propozuar nga Kombëtarja?

Greta Koçi: Në fakt më kanë shkruar disa, por ka raste që unë iu përgjigjem me dashamirësi. Do të tregoj një rast nuk do them emër.

Ermal Mamaqi: Strakosha të ka propozuar, se e kemi nga departamenti i Xing-ut?

Greta Koçi: Jo jo. Po të tregoj për këtë futbollistin. Më shkruan dhe unë duke qenë se e pashë që ishte person publik i thash faleminderit. U mbyll ajo bisedë. Pas një muaji nga ora 10 e 30 e natës më shkruan ky dhe më thotë që kishte ardhur në Tiranë dhe ishte në një restorant që ka edhe hotel. Dhe unë i kthehem duke i thënë: Shumë mirë ke bërë, Tirana është e të gjithëve.

“A po vjen dhe ti” ma kthen ai. Dhe unë i them: Përse të vi? Ke nevojë për ndonjë ambulancë, je sëmurë, të është prishur makina, të njoftoj policinë?

Dhe ai i shtangur për shumë orë s’më ktheu përgjigje. Por më pas më shkruan: Më fal, ndoshta jemi keqkuptuar, por se kisha në sensin e keq.

Besoj ai atë përgjigje se kishte marrë më përpara dhe prandaj u kujtua të më shkruante pas disa orësh. Nuk është vetëm ky rast, ka shumë të tjerë edhe nga fusha të tjera që shkruajnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat