Aktorja rrah një femër në publik, pasi fyeu djalin e saj të sëmurë

Mediale Vip

Aktorja rrah një femër në publik, pasi fyeu djalin e saj të sëmurë

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 21:04
Aktorja ruse Evelina Bledans

Aktorja ruse Evelina Bledans ka sulmuar fizikisht një femër në publik, pasi ajo foli ashpër për të birin e saj të prekur nga sindroma Down.

49-vjeçarja, e cila pret fëmijën e tretë në jetë, ishte mysafire në një emision televiziv ku po fliste për shtatzëninë në moshën e shtyrë. Një grua në publik i tha asaj se po rrezikonte shëndetin e fëmijës së saj ende të pa lindur dhe me këtë rast përmendi djalin e Evelina, i cili është i sëmurë nga sindroma Down.

“A dëshiron të lindësh edhe një fëmijë të sëmurë? A dëshiron të kesh edhe një fëmijë me sindromën Down? Askush nuk ka nevojë për fëmijë të tillë, as ti, as shoqëria”, tha gruaja nga publiku, Elena Lebedeva.

Aktorja pas kësaj deklarate u ngrit e qetë dhe shkoi deri tek Elena, të cilën e goditi në fytyrë.

“Do të shkatërroj, e shkretë! Ky është fëmija im. Mua mund të më thuash çfarë të duash, por fëmijët e mi lëri të qetë”, u shpreh Evelina.

Sindroma Dawn është një çrregullim kromozomesh që vjen si rezultat i vonesës në zhvillimin fizik, intelektual dhe gjuhësor. Ky është çrregullimi më i njohur i kromozomeve që shoqërohet me vonesë mendore.

80% e fëmijëve me këtë sindromë lindin nga nëna nën moshën 35-vjeç, por shkalla e rasteve është më e lartë për gratë mbi moshën 40-vjeç, ku shansi për të pasur një fëmijë me këtë sëmundje është rreth 1 në 110 lindje, ndërsa në moshën 45 rreziku bëhet më i madh 1 në 35 lindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat