Julianne Moore është lodhur duke folur për plakjen e saj

Mediale Vip

Julianne Moore është lodhur duke folur për plakjen e saj

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 10:35
Julianne Moore

Juliane Moore në të vërtetë nuk dëshiron të flasë për plakjen më.

“Oh Zot. Kam folur për plakjen qysh kur i kam pasur 30 vjet, a mund thjesht të jetojmë!”, ka thënë 57 vjeçarja Moore për revistën Porter, në numrin e fundit të revistës.

“Të gjithë ne po plakemi, bëhemi më të moshuar – edhe fëmijët. Është thjesht procesi i jetës dhe ne duhet ta pranojmë se ka një fillim, një mes dhe një fund. Është e rëndësishme ta jetojmë kohën që e kemi, dhe të jemi të vetëdijshëm për të”, ka thënë tutje ajo.

Por Moore beson se krejt ky muhabet nuk ka të bëjë thjesht me moshën.

“Ndoshta, gjithë ideja nuk është te plakja, sa është te fakti se gratë që janë në të 50-tat ose 60-tat shihen me një sy tjetër, sikur t’i ipet leja se mund të jenë qenie seksuale”.

Aktorja në filmin e saj më të ri “Gloria” luan pikërisht rolin e një gruaje në moshën 50 vjeçare e cila e rizbulon jetën e saj, gjë që ka bërë që Moore ta ridefinojë mënyrën se si i sheh filmat kur luajnë gra më në moshë.

“Gloria ishte një eksperiencë shumë interesante për mua sepse flet për një grua që e riimagjinon gjithë jetën e saj dhe që qëllon të jetë në të 50-tat. Dua ta shoh një grua, nga kjo grupmoshë, si karakterin kryesor në historinë e saj, sikur të gjithë ne tjerët jemi”, ka thënë ajo.

Në fund, Moore ka thënë se ajo thjesht beson se njerëzit duhet ta jetojnë jetën e tyre, pa frikën se do të plaken.

“Jeta nuk është thjesht të qenit i ri, është të jesh gjallë, të ndjehesh gjallë. Ne, të gjithë, kemi një kohë të limituar në tokë, ta shijojmë jetën derisa të vdesim. Kjo është e gjitha, është e gjitha çfarë kemi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat