Fifi paralajmëron baladën e rradhës, njihuni me projektin

Mediale Vip

Fifi paralajmëron baladën e rradhës, njihuni me projektin

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 07:21
Fifi

Këngëtarja Fifi do të bëjë pak pushim nga diss-et me rap për tu rikthyer në baladë. Me anë të një postimi në Instagram, ajo njoftoi se edhe këtë herë do vijë me duet.

"Shumë shpejt vjen një super mega balada jem, me një super mega tekst edhe një super mega artist. Nuk po e zbuloj ende kush është se do ju bie të fikët. Kini vëmendje këto javë", shkruajti ajo duke shtuar se projekti do prezantohet në tetor për edicionin e 20-të të Këngës Magjike.

Kujtojmë se balada e fundit e suksesshme e Fifi-it ishte një solo e titulluar "Zhurmë" që u rendit në vendin e tretë vitin e kaluar në të njëjtin festival muzikor.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat