Këngëtarja Greta Koçi sot feston ditëlindjen.
Me rastin e kësaj dite të veçantë ajo ka publikuar një foto në Instagram ku shihet tejet joshëse, ndërsa nëpërmjet këtij imazhi edhe i ka njoftuar ndjekësit se sot është ditëlindja e saj.
”Ditëlindja ime”, ka shkruar ajo pranë fotos. Ndryshe Greta sot ka mbushur 29 vite jetë, gjysmën prej tyre me plotë suksese në karrierën muzikore.
Para katër ditësh ajo e ka publikuar këngën e re me titull ‘Mos m’thirr’.