Eneda Tarifa bëhet nuse, shkëlqen me fustanin e bardhë

Mediale Vip

Eneda Tarifa bëhet nuse, shkëlqen me fustanin e bardhë

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 15:49
Kastro Zizo, Eneda Tarifa dhe Robert Berisha

Këngëtarët e njohur Kastro Zizo, Eneda Tarifa dhe Robert Berisha janë bërë bashkë për t’i sjellë publikur bashkëpunimin më të ri muzikor.

Ata kanë zbuluar për fansat e tyre se xhirimet kanë nisur dhe se që të tre janë transformuar në dasmorë, duke qenë se kënga flet pikërisht për ditën e veçantë të një çifti, dasma.

Është Eneda ajo që ka veshur fustanin e bardhë të nusërisë, dhe duket një nuse kaq e ëmbël. Ndërkohë Roberti shfaqet me një kostum me papion.

Edhe Kastro Zizo shfaqet tejet elegant dhe rrallëherë e shohim të veshur me kostum.

Ndërkohë pritet që videoklipi të dalë së shpejti në treg.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat