Merr fund misteri: zbulohet kush është nëna e dy binjakëve të Ricky Martin!!

Mediale Vip

Merr fund misteri: zbulohet kush është nëna e dy binjakëve të Ricky Martin!!

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 20:40
Ricky Martin, Eglantine Zingg dhe femijet

Deri më tani, nuk dihej asgjë mbi nënën e e dy binjakëve të Ricky Martin. Këngëtari e ka pranuar publikisht homoseksualitetin e tij dhe dëshirën për t`i rritur fëmijët në krah të partnerit te vet.

Por misteri, me shumë gjasë, më në fund është davaritur, ose shtypi rozë të paktën këtë pretendon. Ricky postoi një fotografi me aktoren dhe modelen Eglantine Zingg, dhe rrjeti u cmend: ngjashmëria fizike mes dy fëmijëve të vegjël dhe bukuroshes së lindur në Venezuelë, është e jashtëzakonshme!

Nuk bëhet fjalë për gruan që i mbajti në bark, por për atë që dhuroi vezët, të cilat u fekonduan me materialin e këngëtarit të famshëm. Ricky deri më tani e kishte mbajtur të fshehtë këtë informacion! Ai ende s`ka pranuar gjë publikisht, por një i afërm e konfirmoi se lajmi është i vërtetë.

Mësohet ndërkohë se është një baba vërtet i përkushtuar dhë fëmijët po rriten të lumtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat