Një trup si i Jennifer Lopez!

Mediale Vip

Një trup si i Jennifer Lopez!

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 14:23
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez nuk ka nevojë për një pelerinë që të ndihet si superhero.

Të mërkurën, këngëtarja e 49 vjeçare e shumë hiteve, ka treguar jo vetëm format trupore që secila grua ia ka lakmi, por edhe muskujt e bicepsit.

Ajo ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku shihet e veshur me një fustan ngjyrë të kuq dhe me vathë të mëdhenj ngjyrë argjendi.

Me flokët e kapura lart, Lopez ka treguar muskujt e saj jashtëzakonisht të definuar.

“Po ndihem si supergrua, pas spektaklit të sontëm”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë.

“Kur e fillova këtë turne, mendova me veten se 15 spektakle për 27 ditë janë shumë. Por i bëra vetes një premtim se në vend se të dorëzohem, do të jem edhe më e fort në fund të këtij rrugëtimi. Do të ushtroj fizikisht dhe do të jem në formën time më të mirë”, ka shkruar tutje Lopez në këtë përshkrim të fotografisë, duke folur për turneun e saj të fundit që përfundon më 29 shtator.

Këngëtarja ka thënë po ashtu se ka pasë momente kur është ndjerë megjithatë e lodhur.

“Më duhet të udhëtoja vazhdimisht, të bëja ushtrimet që i bëj zakonisht, në vende të ndryshme, aty ku mundja…por janë vetëm edhe tri shfaqje. Kam kaq shumë emocione por më së shumti ndihem e fuqishme, e lumtur dhe mirënjohëse”.

Por si arrin Lopez të jetë kaq në formë dhe e motivuar për secilën paraqitje të saj?

Këtë e ka treguar i dashuri i saj, Alex Rodriguez, i cili e ka filmuar Lopez duke kërcyer para pasqyrës derisa në sfond dëgjohet kënga e saj dhe e Cardi B, “Dinero”.

“Ajo e bën këtë para secilit koncert. Seriozisht”, kishte shkruar Rodriguez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat