Erkan Musliu nis të menaxhohet në dorë të sigurt

Mediale Vip

Erkan Musliu nis të menaxhohet në dorë të sigurt

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 28 shtator 2018 Në ora: 13:48
Erkan Musliu

Ai njihet si një këngëtar mjaft i kërkuar, e kjo falë zërit të tij që këndon “live” mjaft bukur. Ky është Erkan Musliu ku ne mësojmë që nga tash ka një menaxhim të sigurt nga Arsim Salihaj(SS Event & Managament. Ky menaxher i suksesshëm që ka në dorë edhe emra të tjerë të njohur estradës ka çdo të drejtë konfirmimi për koncertet e këngëtarit Erkan Musliu në Europë dhe Amerikë, ndërsa artisti po përgaditet për disa projekte shumë të mira muzikore që pritet të vijnë në treg shumë shpejt. Këtë njoftim për menaxhim në dorë të sigurt Erkani e ka shkruar edhe në rrjetin e tij social ku konkretisht ka shënuar kështu: "Njoftim-Për të gjitha angazhimet e mia rreth koncerteve në tërë botën mund ta kontaktoni menaxherin tim Arsim Salihaj në tel +41 78 761 48 44 pasi që të gjitha të drejtat lidhje me angazhimet e mia i ka personi në fjalë, dhe çdo informacion rreth meje nëse nuk është e konfirmuar nga ky person nuk është valid. Faleminderit për mirëkuptim.ErkanMusliu."BS"

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat