Prapaskenat e frikshme të xhirimeve të klipit, Ronela Hajatit i digjet fytyra gjatë xhirimeve të klipit

Mediale Vip

Prapaskenat e frikshme të xhirimeve të klipit, Ronela Hajatit i digjet fytyra gjatë xhirimeve të klipit

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 10:20
Ronela Hajati

Ajo njihet si një nga këngëtaret më me stil në tregun muzikor shqiptar. videoklipet e Ronela Hajatit sjellin gjithmonë diçka të re, që nuk është parë më përpara në vendin tonë.

E sigurisht që për të realizuar këto klipe të veçanta, ajo kalon edhe sfida të ndryshme pasi në çdo xhirim i ndodh një incident. Kështu është shprehur stilisti i këngëtares, Niko Komani i cili i ftuar në rubrikën “Scroll Down me iconstyle.al” tregoi se gjatë xhirimeve të videoklipit të këngës “Marre”, këngëtares iu dogj gjysma e mjekrës.

“Shokuese ka qenë për mua, një incident gjatë klipit ‘Marre’. Te pjesa e makinës me balerinin Jurgen Bala, presioni i ujit i ka djegur Ronelës gjysmën e mjekrës. Dhe i nisi gjaku kudo”, tregoi Niko teksa kujtoi edhe disa incidente të tjera.

“Tek ‘Syni jem’ i kanë ndodhur disa gjëra teknike femrash. Ka qenë e veshur me të bardha. Ndërsa te një tjetër e ka kapur policia dhe mori një gjobë të madhe. Pra kur xhirojmë është gjithmonë: ‘Si ti nxihet Ronelës jeta gjatë xhirimeve?”, tha Niko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat