Bleona Qerreti: I dashuri im duhet të ketë avion privat

Mediale Vip

Bleona Qerreti: I dashuri im duhet të ketë avion privat

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 22:13
Bleona Qerreti

Bleona Qerreti para disa kohësh, deklaronte se nëse i dashuri do të kishte tre femra të tjera, do ta linte të vazhdonte vetëm që ai të arrinte ta bënte vetë dallimin mes tyre.

Tani, në programin “ Lart e Poshtë”, ajo rrëfeu se po e shijon plotësisht jetën e saj dhe nuk është në kërkim të një mashkulli.

“Projekti i ri për artistet e mbyllura brenda kafazit. Unë s’do jetoja dot kurrë ashtu”, thotë këngëtarja, duke lënë më tej të kuptohet se nuk është tipi vajzës që mbahet mbyllur në shtëpi.

“Jam gjithë kohë në fluturim, po deshi dikush të më kapë, shumë bukur”, ishte batuta  e Bleonës, që shtoi se i dashuri për cdo rast do të ketë avion privat e ajo do të mund të fluturojë në mbarë botën, sic edhe ka bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat