Dakota Johnson jep publikisht numrin personal të telefonit, ja pse

Mediale Vip

Dakota Johnson jep publikisht numrin personal të telefonit, ja pse

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 20:43
Dakota Johnson

Dakota Johnson doli në skenën e festivalit ‘Global Citizen 2018’ për të dhënë një mesazh shumë të fortë, të mbajtur në Central Park të New York-ut.

Aktorja 28-vjeçare e shpërndau numrin e saj personal të telefonit dhe inkurajoi njerëzit që të tregonin historitë e tyre rreth sulmeve seksuale që kanë përjetuar.

‘Unë dua t’ju ndihmoj juve, grave dhe vajzave anë e mbanë botës, të tregoni historinë tuaj’, tha Dakota.

‘Ky është numri im i telefonit (212-653-8806). Unë dua që ju të më telefoni dhe dua që ju të tregoni historinë tuaj përmes një mesazhi zanor. Ose të më dërgoni mesazhe në email. Dua të më tregosh se çfarë ke kaluar si femër apo vajzë’.

‘Nëse nuk e flasim të njëjtën gjuhë, është në rregull. Ne kemi një ekip për këtë’, vazhdoi Dakota.

‘Ne do ta përkthejmë atë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat