Michael Buble zbulon arsyen pse refuzon të flasë për sëmundjen e djalit

Mediale Vip

Michael Buble zbulon arsyen pse refuzon të flasë për sëmundjen e djalit

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 06:09
Michael Buble dhe gruaja e tij Luisana Lopilat

Michael Buble dhe gruaja e tij Luisana Lopilato dy vitet e fundit ia kanë kushtuar djalit të tyre të vogël Noah i cili luftoi me kancer të mëlçisë.

Gjatë dy viteve nga diagnoza e tij, Noah ka bërë një rikthim të pabesueshëm dhe kjo ka lejuar që këngëtari të fillojë sërish punën në muzikë për albumin e ri ‘Love’.

Këtë javë, Buble, promovoi albumin në Radio Smooth dhe tregoi pse familja e tij ka zgjedhur për t’i mbajtur detajet e sëmundjes së djalit, private.

‘Nuk më pëlqen të flas për të, është shumë e dhimbshme, vërtetë’, tha ai.

‘Pra, ajo që mund t’ju them është se gjithçka që mendoni për mua, vetëm ta dini se kur ishim duke kaluar nëpër pjesët më të këqija, ju më keni dhënë mua dhe gruas time besim në njerëzim. Ju na keni bërë të kuptojmë që në kohën më të keqe ka njerëz të mirë dhe të kujdesshëm’.

‘Arsyeja që unë jam kthyer këtu është për shkakun tuaj. Ju më keni treguar dashuri’.

‘Kur po kalonim nëpër atë periudhë, nuk e keni idenë si na shpëtuar. Sepse e dinim që dikush po lutej për ne, morëm mesazhe të shumta prandaj dua t’ju them faleminderit’.

Fatmirësisht, familja ka shumë për të festuar këto ditë. Shëndeti i Noahs është përmirësuar dhe Luisana dhe Michael kanë mirëpritur një vajzë të quajtur Vida në korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat