Për shkak të të dashurës humb 20 milionë dollarë

Mediale Vip

Për shkak të të dashurës humb 20 milionë dollarë

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 14:08
Elon Musk

Elon Musk nuk është më në krye të menaxhmentit të kompanisë Tesla. Ai doli para gjykatës, pasi u akuzua për mashtrim për shkak të një numri të “cicërimave” të rreme, dhe duhet të paguajë një gjobë 20 milionë dollarë, shkruan CNN.

Në fillim të gushtit në Twitter ka shkruar se mendon për tërheqjen e aksioneve të Tesla nga bursat dhe se investitorët mbështetin këtë plan, dhe se financimi ishte siguruar dhe aksionarëve do t’u ofrohen 420 dollarë amerikanë për aksion.

Numri 420 Muskut i ‘ra në kokë’ dhe e rrumbullakosi këtë shifër, pasi ka një simbolizëm të veçantë në kulturën e kanabisit.

Me sa duket, Musk donte të bënte përshtypje të dashurës së tij Grimes, me të cilën ishte në një marrëdhënie të vështirë gjatë javëve të fundit.

Drama me “cicërimat” ishte e diskutueshme në lidhje me çmimin e aksionit, pasi në gjithë çështjen ndërhyrë këngëtarja Azealia Banks, transmeton KosovaPress.

Ajo është dashur të bashkëpunojë me Grimes, dhe papritmas u shfaq në internet korrespondenca në të cilën e dashura e Musk shkruan se Elon ishte i droguar gjatë kohës së kishte shkruar në lidhje me çmimin e aksioneve të Teslës dhe se numri i deklaruar 420 për shkak se ai zotëronte marihuanë.

Elon Musk dhe Grimes filluan marrëdhënien në fillim të këtij viti dhe hera e parë që u takuan së bashku ishte në Met Gala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat