TopAwards/ Kreu s’ndryshon, Tanya hyn direkt në vendin e tretë me këngën e re

Mediale Vip

TopAwards/ Kreu s’ndryshon, Tanya hyn direkt në vendin e tretë me këngën e re

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 15:20
Alban Ramosaj, Tayna dhe Alban Skënderaj

Jemi në javën e 146-të të klasifikimit të “The Top List” dhe kjo javë ka ardhur me pak ndryshime sa i përket pozicionimit të projekteve muzikore të paktën për tre vendet e para.

Si edhe javën e kaluar, kreu i përket projektit më të ri të Alban Skënderaj, “Lea”. Kjo këngë ka rezultuar tepër e pëlqyer që në javën e parë të publikimit, duke zënë vendin e parë. Ndërkohë që ka marrë vlerësime maksimale nga ana e publikut, kjo këngë eshtë përballur edhe me kritika të shumta lidhur me mesazhin që ajo përcon. E gjendur mes komplimentave dhe kritikave, kjo këngë vazhdon edhe këtë javë të mbetet më e pëlqyera e publikut shqiptar.

Të njëjtin fat ka patur edhe projekti muzikor i Alban Ramosaj, i cili i qëndruar në vendin e dytë sikurse edhe javën e kaluar. “A thu pse”, pjesa e dytë e triologjisë “Hiraeth”, e cila është një histori e vertetë e shkruar nga vetë artisti, është votuar pafund nga fansat, duke bërë që kjo këngë të mos mposhtet nga vendi i dytë.

Sa i përket vendit të tretë, ai i përket të njëjtës artiste si edhe javën e kaluar. Bëhet fjalë për Tayna, e cila sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “Doruntina”, ka shkuar menjëherë në vendin e tretë, duke lënë pas bashkëpunimin e saj me Don Phenom, “Columbiana”, i cili për këtë javë mban vendin e 5-të, duke humbur dy pozicone.

Ndërkohë në vendin e 4-t renditet bashkëpunimi i Gjikos dhe Skerdit, “Si Bugatti”, i cili nuk ka ndryshuar asnjë pozicion nga java e kaluar.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, 8 të tilla i janë shtuar listës së 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke treguar që artistët vazhdojnë të jenë tepër aktivë pavarësisht se sezoni i verës ka përfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat