Albi Nako del hapur me Alba Hoxhën pas divorcit nga Klaudia Pepa

Mediale Vip

Albi Nako del hapur me Alba Hoxhën pas divorcit nga Klaudia Pepa

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 15:34
Klaudia Pepa, Albi Nako dhe Alba Hoxha

Fiks një vit nga koha kur koreografi i njohur Albi Nako deklaroi në emisionin e Rudina Magjistarit divorcin nga bashkëshortja e tij Klaudia Pepa, nisi të dilte në skenë balerina tjetër e trupës së tij Alba Hoxha.

Një ditë më parë, ajo ka postuar një fotografi në profilin e saj në “Instagram”, ku mes komenteve, bie në sy ai i koreografit të njohur Albi Nako, i cili më në fund del hapur për këtë marrëdhënie, ndërsa i shkruante: “Si zog je”.

Ky është ok-i i parë publikisht, që Nako u jep thashethemeve se mes tij dhe Albës ekziston diçka më shumë se thjesht bashkëpunimi për punë. E kjo treshe mediatike me protagoniste dy balerinat, Klaudia Pepa e Alba Hoxha, me Albi Nakon në mes, në fakt, është beteja pas kuintave e dy ish-kolegeve dhe shoqeve të ngushta për një burrë, i cili është profesori dhe koreografi i tyre përbashkët.

Ndërkohë që Klaudia bashkë me divorcin nga Albi, nisi jetën e re në Itali, Alba Hoxha i zuri vendin asaj, duke u bërë balerina e parë e trupës së “Klan” dhe njëkohësisht krahu i djathë i Nakos. Kështu, për balerinën Hoxha ky divorc i koreografit të saj i hapi jo vetëm dyert e karrierës, por e vuri në qendër të vëmendjes mediatike si e dashura e tij, edhe pse ajo nuk e pranoi asnjëherë.

Kjo lojë e saj me mediat e shndërroi në një nga personazhet më të komentuar mes vajzave të televizionit, duke qenë se përveçse balerinë, ajo arriti të fitonte një vend të mirë pune në “Klan” si prezantuese e rubrikës së motit.

Kështu, ditë pas dite, imazhi i Alba Hoxhës u ngrit në majë, duke lënë pas famën e Pepës, e cila kaloi pak në plan të dytë pas suksesit që arriti me pjesëmarjen në “Amici”, famë dhe vëmendje që kulmoi me divorvin. Po si ndryshoi marrëdhënia e dy balerinave, që dikur ishin mikesha të ngushta e i besonin sekretet njëra-tjetrës?

Edhe pse Klaudia dhe Albi kanë treguar se janë ndarë me mirëkuptim, gjatë vizitave të saj në Tiranë, Klaudia është parë të drekojë e darkojë me balerinët e tjerë të trupës, si Graciano Taganin, por jo me çiftin e ri të showbiz-it Albi Nakon dhe Alba Hoxhën.

Kujtojmë që marrëdhënia e tyre ka ndryshuar, pasi dikur, në jo pak foto, ato shiheshin afër njëra-tjetrës, ndërkohë që tashmë as një përshëndetje nuk e shkëmbejnë. Ndjekësit e ndryshëm e komentojnë Albën si shoqja që i mori burrin shoqes, edhe pse mund të mos jetë tërësisht kështu, duke qenë se Alba dhe Albi nisën të shoqëroheshin shumë me njëri-tjetrin vetëm pasi Albi kishte folur hapur për divorcin në media.

Ndërkohë, duket se dy vajzat i bëjnë karshillëk njëra-tjetrës me fotot apo videot që postojnë në “Instagram”. Pak muaj më parë, Alba publikoi në “Instagram” një video ku shihej duke hapur dhe mbyllur derën e një garazhi me këmbë dhe jo me duar.

Ky veprim u komentua shumë nga ndjekësit e saj, ku krahas fjalëve të mira ka pasur edhe nga ata që e kanë kritikuar, duke thënë se po kopjon Klaudia Pepën, pasi ajo fillimisht publikoi një video në “Instagram” teksa bënte sparkatën në një supermarket.

Edhe pse u fol se Albi dhe Alba janë prezantuar me familjet e njëri-tjetrit dhe janë në prag fejese, çifti ka hezituar të rrëfejë detaje, pavarësisht se shihen 24 orë në 24 bashkë.

Kujtojmë që edhe historia e Albit me Klaudian nisi në ambientet e “TV Klan”, dashuri që u kurorëzua në martesë në vitin 2013 gjatë emisionit “E Diela Shqiptare”. Çifti deklaroi ndarjen në vitin 2017, një vit pasi kishin marrë vendimin e divorcit.

Sipas mediave, problemet e çiftit nisën për shkak të distancës, duke qenë se Klaudia kishte vendosur që të zhvillonte karrierën e saj në Itali, ndërsa Albi po vijonte me punën e tij në Shqipëri.

Pas thashethemeve të fillimit në atë kohë për një ndarje mes tyre, çifti tentoi ribashkimin me një puthje të nxehtë “live” në spektaklin “Dance with me”. Por, duket se edhe ky pajtim nuk zgjati shumë, pasi çifti i njohur i balerinëve vendosi t’i japë fund përgjithmonë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat