Capital T nuk i harron fansat, tregon shumëçka në një video

Mediale Vip

Capital T nuk i harron fansat, tregon shumëçka në një video

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 06:47
Reperi, Capital T

Reperi, Capital T ka vendosur ta thejë heshtjen mediale, për çka nuk u pa në media për një kohë.

Sidoqoftë, janë hitet e tij ato që nuk hiqen nga memoria e fansave, ndërsa së fundmi, Capital T ka realziuar një video interesante, por jo një projekt muzikor.

Bëhet fjalë, për një video të shkurtë, e cila u publikua në kanalin e tij zyrtar në Youtube.

“Një pjesë e imja ndryshe. Thjesht për të qenë më afër njerëzve të mi gjatë një dite të thjeshtë po edhe gjatë proceseve të tjera të punës, në muzikë etj”, ka shkruar Kapo në Instagram shoqëruar me videon.

Videoja tregon se si e kalon një të diele Capital T, që nga mëngjesi e deri në mbrëmje.

Vlog-u i tij i parë siç e quan ai, do të krijojë afërsi edhe më të madhe me fansat e tij si këngëtar dhe personalitet, pasi disa herë është parë edhe në aktivitete sportive, kulturore dhe humanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat