Aktorja turke heq dorë nga serialet, Tuba Buyukustun merr këtë vendim pas karrierës në televizion

Mediale Vip

Aktorja turke heq dorë nga serialet, Tuba Buyukustun merr këtë vendim pas karrierës në televizion

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 07:08
Tuba Buyukustu

Nuk është hera e parë që aktorja e famshme turke Tuba Büyüküstün, e njohur nga publikushqiptar me rolet e Elifit në ‘’Diamantë dhe dashuri’’, dhe Syhanit në ‘’Xhesuri dhe e bukura’’, bie pre e thashethemeve dhe shtypit rozë. 36-vjeçaria është vënë shpesh në qendër të vëmendjes përsa i përket jetës personale, por këtë herë po përflitet për karrieren e aktores së bukur turke. 

Sipas shtypit turk ajo ka hequr dorë nga aktrimi për t’u marrë me shkrimin e skenarëve. Thuhet se aktorja e ka gati skenarin e saj të parë, madje ja ka prezantuar atë regjisorit Tomris Giritlioglu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat