Anduena: Mbeta e befasuar në Beograd!

Mediale Vip

Anduena: Mbeta e befasuar në Beograd!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2018 Në ora: 16:42
Anduena Tahiri me garueset e saja

Sukseset e garuesve tanë në fusha të ndryshme në rrafshin ndërkombëtar, janë panoramë e shkëlqyeshme edhe për shtetin e Kosovës. Në festivalin ndërkombëtar për fëmijë që mbajt nga data 27 shtator e deri me 1 tetor, Republika e Kosovës u përfaqësua denjësisht në kryeqytetin serb, Beograd.

Në fakt, vajzat tona nuk patën as të vetmin problem në Beograd dhe Kosova u mirëprit dhe u nderua si shtet nga organizatorët e këtij festivalit. Drejtoreshë e festivali internacional për fëmijë ‘A-MOL’, Anduena Tahiri, ndryshe këngëtare e mirënjohur, është e kënaqur me suksesin e të përzgjedhurave të saj.  Po ashtu në muajin korrik, në qytetin e vogël Bled (Slloveni), por me bukuri të rralla, me një liqen, i cili e ka në mes ishullin panoramik shumë tërheqës për vizitorë, ishte mbajtur festivali.

Image

Garueset e Kosovës

Pikërisht në këtë vend magjeps nga data 17-22 korrik të këtij vitit u organizua festivali ndërkombëtar për fëmijë “Blejski zlati mikrofon” apo “Bled Golden Mikrophone”. Në mesin shumë vendeve të botës, për herë të parë ka marrë pjesë edhe Festivali i Këngës për Fëmijë “A-MOL” nga Ferizaj. Në edicionin e 5-të të Festivalit Internacional “Bled Golden Microphone”, Kosovën e përfaqësuan gjashtë vajza.

Edhe pse ishte një konkurrencë e fortë prej 120 garueseve, vajzat nga Kosova arritën t’i fitojnë dy çmime prestigjioze. Anisa Shabani e rrëmbeu çmimin e dytë të festivalit, ndërsa Erta Qerimi u shpërblye me çmimin “Përformanca më e mirë.  Anduena përgatitet për festivalin e radhës në Maltë dhe e cila do të jetë edhe në juri. Në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, Anduena, ka treguar se si u pritën në Beograd dhe a kishte ndonjë provokim.

“Bota sot”: Si u pritët në Beograd dhe si e vlerësoni suksesin?

Anduena Tahiri: U pritëm shumë mirë, na respektuan shumë, gara ishte mjaft e madhe, ishin mbi 17 shtete kur ndër ta edhe ne nga Kosova. Vajzat me bën të ndjehem krenare mua dhe gjithë Kosovën.

Image

Garueset e Kosovës

“Bota sot”: A kishte ndonjë provokim?

Anduena Tahiri: Jo, sinqerisht mbeta e befasuar sepse në fillim kisha pak frikë, por përkundrazi nuk kishte aspak politikë në mes ashtu siç edhe unë shpresoja. Ashtu edhe doli, na mirëpritën e na nderuan shumë.

“Bota sot”: Në Bled të Sllovenisë prezantuat Kosovën në mënyrë të shkëlqyeshme, vlerësohet si suksesi më i madh i arritur nga njomakët tona?

Image

Anduena

Anduena Tahiri: Po, sepse ishte hera e parë që fëmijët interpretuan live dhe nga interpretimi i tyre mbeten gojë hapur të gjithë, sepse nuk prisnin fëmijë kaq të talentuar nga shteti ynë dhe mua më është bërë zemra mal sepse u ndjeva krenare kur dëgjoja tek përmendej shteti im Kosova.

Image

“Bota sot”: Po në Rumani, si e veçoni garën?

Anduena Tahiri: Edhe aty ishte gara shumë e madhe dhe të them të drejtën prisja ndonjë çmim por jo atë më të madhin ‘Grand Prix’, kështu që u ndava e lumtur saqë qaja nga gëzimi për këto suksese që po i sjellim në vendin tonë dhe që po e prezantojmë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme ku do që po shkojmë.

“Bota sot”: Çfarë synoni në Maltë dhe me sa garues?

Anduena Tahiri: Në Maltë shkojmë me tre garues. Synoj të prezantoj ashtu siç duhet vendin tim dhe padyshim do e bëj, po ashtu atje do të mbahet një audicion ku do ju dhuroj ftesa fëmijëve të talentuar që të jenë pjesëmarrës në festivalin ‘Amol 2019’.

Image

Anduena e jashtëzakonshme

Vlen për të theksuar se dy çmimet e vajzave nga Kosova janë rezultat i punës së palodhshme të drejtoreshës së Festivalit “A-MOL”, Znj. Anduena Tahiri, e cila me vullnet e përkushtim të madh, me forca vetanake pa ndihmën e askujt ka arritur deri tek sukseset e mëdha dhe mbresëlënëse për një vazhdimësi të gjatë e të suksesshme në karrierën e saj.

Image

Për vetëm dy vjet nga themelimi i Festivalit të Këngës për Fëmijë “A-MOL” në Ferizaj me 2016, ka arritur të organizoj dy festivale. Me prezantimin e parë në arenën ndërkombëtare, Anduena i arriti dy çmime ndërkombëtare, të cilat i hapen rrugë të mëdha drejt sukseseve të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat