Sienna, ylli i skenës që nuk do të ndalet, publikoi projektin ‘Du me dal’

Mediale Vip

Sienna, ylli i skenës që nuk do të ndalet, publikoi projektin ‘Du me dal’

Nga: Maksim Gjokaj Më: 2 tetor 2018 Në ora: 19:54
Sienna

Këngëtarja Sienna e që emrin e vërtetë e ka Flora Gashi është gjenerata e dytë e lindur në Sloveni pasiqë më shumë se 70 vite familja e saj ka emigruar atje. Mirëpo edhe përkundër asaj ajo nuk e ka harruar vendlindjen e saj Gjakovën e njëkohësisht edhe gjuhën shqipe duke e ruajtur kështu brez pas brezi.

Sienna ka sjellur projektin e saj të tretë me rradhë e njëherit dhe atë më profesionist deri më tani. Gjithë projektin e saj që pritet të shpërthejë nga A deri në Zh e ka udhëhequr menaxheri i industrisë së muzikës shqiptare Labinot Nuraj ndërkohë që për tekstin dhe muzikën është kujdesur Nurteel.

Një mbështetje shumë të madhe këngëtarja ka edhe nga babai i saj Bekim Gashi i cili është dhe një biznesmen shumë i suksesshëm atje.
Videoklipi me titull ‘Du me dal’ e ka realizuar VSM ndërsa është publikuar nga platforma më e madhe në youtube ArkivaShqip.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat